Gol me dedikim i Xhemailit

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili e ka një dedikim special për golin e shënuar.

Blerimi realizoi gol në fitoren 4:0 të skuadrës së tij Galatasaray kundër Manisarporit në Kupën e Turqisë, transmeton Telegrafi.

E ai ka shfrytëzuar rrjetin sociale Instagram, për të treguar dedikimin që kishte për golin.

Ish-anëtari i Napolit shkroi se goli është për vajzën e tij e cila pritet të vijë shumë shpejtë në jetë.

“E dashura ime e vogël. Ne po të presim që të vish dhe që të na kompletosh. Ky gol ishte për ty dhe unë e di se do të na sjellësh të gjithëve lumturinë që prindërit mund të ëndërrojnë”, shkroi Xhemaili në profilin e tij në Instagram.