Arsenal e ka nisur për mrekulli sezonin 2023/24 në Premier League, Gunners shënuan dy gola ndaj Nottingham Forest në pjesën e parë, për t’i mbyllur 45 minutat e para në epërsi prej 2-0.
Serinë e golave në Emirates e hapi Nketiah, pas një super asistimi nga Martinelli, shkruan Gazeta OLLE.
Goli i Saka në minutën e 32-të, arriti të fitonte të gjithë vëmendjen, pas një eksekutimi fantastik të anglezit, i cili e la pas gjasa portierin Turner i cili u transferua këtë vit te Nottingam Forest.
https://twitter.com/i/status/1690340623046344705
Një lajm aspak i mirë në mbylljen e pjesës së parë për Arsenal, është lëndimi i mbrojtësit Timber i cili u detyrua të zëvendësohet pak para përfundimit të 45 minutave të para në debutimin e tij.
/Gazeta OLLE/