Gol i jashtëzakonshëm i Zymer Bytyqit në Ligën e Konferencës

Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin edhe në sezonin e ri.

Sulmuesi kosovar ka gjetur golin në ndeshjen e parë zyrtare me Konyasporin në edicionin e ri në kuadër të Ligës së Konferencës.

Konya po luan në stadiumin e tyre si mysafirë të Bate Borisov, derisa Bytyqi ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Ishte minuta e 39-të, kur reprezentuesi kosovar bëri një depërtim nga krahu i majtë dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.

Ky ishte goli i parë për Bytyqin në sezonin e ri, derisa ende nuk dihet nëse do të mbetet në Konya pasi ka shumë oferta në adresë të tij.

Ademi përgëzon futbollistët dhe stafin e trajnerëve: Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë

Mark van Bommel flet pas barazimit me Dritën: Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash