Nedim Bajrami ka shkëlqyer kundër Milanit, por nuk i mjaftoi Empolit për të dalë me pikë ndaj kuqezinjëve në atë humbje 2-4.
Mesfushori shqiptar barazoi shifrat përkohësisht me goditjen nga distanca që u ndal në rrjetë.
Në golin e dytë të shënuar nga Empoli ishte penalltia e fituar nga Bajrami që u kthye në gol.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1473749357233070091
Ndërkohë goditi edhe traversën, me fatin që i mohoi dopietën personale ndaj kuqezinjëve.
Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën më të lartë nga të tjerët. “Tuttomercatoweb” i jep notën 7, duke shkruar: “Ishte ndeshje e madhe e Bajramit”.
Nga ana tjetër “Calciomercato” e vlerëson me 6.5: “Më i rrezikshmi te Empoli”.