Gol fantastik dhe festë e çmendur, Vojvoda ia siguron një pikë të madhe Torinos (Video)

Mërgim Vojvoda ka shënuar një tjetër gol në Serie A me fanellën e Torinos.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës realizoi në barazimin e vlefshëm 1-1 për Torinon në udhëtim te Hellas VErona.

Anësori nga Skenderaj e kaloi Torinon në epërsi 1:0 kur shënoi me kokë nga afërsia, pasi u shërbye nga Cristian Ansaldi, në minutën e 85-të.

Ky gol i Vojvodës edhi vetëm pak ditë pasi ai e shënoi golin e parë në fanellën e Torinos në fitoren kundër Parmës 1:0 javën e kaluar.

Me këtë barazim, Torino ngel në vendin e 15-të në tabelën e Serie A, gjashtë më shumë se vendi i 18-të, Benevento, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për 26-vjeçarin ky ishte goli i dytë në 26 paraqitje zyrtare për Torinon në të gjitha garat këtë sezon dhe i dytë në përgjithësi për klubin italian prej se iu bashkua në verën e kaluar. /Gazeta Olle/