Gol dhe asist në Rusi, por trajneri i Rubinit kërkon më shumë nga Mirlind Daku

Mirlind Daku nuk u përfshi në listën e Sylvinhos për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Ndërkohë këtë fundjavë, sulmuesi shënoi gol dhe dhuroi një asist në fitoren 2-1 që Rubin Kazani arriti kundër Groznyt por në fund trajneri i tij ka folur me rezerva përshkak se Mirlind Daku kishte shpërdoruar disa raste të pastra shënimi:

“Kjo është e papranueshme. E kam këshilluar që momentet e krijuara në sulm, që sigurohen nga puna e gjithë ekipit, duhet të shfrytëzohen nga sulmuesit. Një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Kishim shumë raste që duhet të ktheheshin në gol”, tha trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.

DAKU- Ndërkohë pas ndeshjes u prononcua edhe sulmuesi MirlindDaku, i cili u shpreh se nuk është i zhgënjyer pse ngeli jashtë Kombëtares, por i fokusuar te stërvitja dhe i bindur se do të jetënë Europian: “Nuk jam zhgënjyer që ngela jashtë Kombëtares, jam fokusuar në stërvitje. Detyra kryesore është që të punosh, të shënosh dhe pastaj të vjen ftesa. Kam luajtur mirë në kualifikuese dhe besoj se gjithçka do të funksionojë dhe do të jem pjesë elistës për në Europian”, u shpreh Mirlind Daku.

Sot zhvillohen dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ndeshje të zjarrta në xhiron e fundit në Superligën e basketbollit