Goga Basket eleminon Tiranën, kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Goga Basket ka shënuar fitore ndaj Tiranës 76:67 në çerekfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Vetëm në pesë minutat e para Tirana arriti ta mbajë hapin, më pas Goga Basket u shkëput në rezultat.

Cereku i parë u mbyll me epërsi të thellë 25:12.

Dominimi vazhdoi edhe në periodën e dytë, duke u thelluar edhe më shumë avantazhi, ku shkoi në pushim me shifrat 48:27.

Por, Tirana nuk u dorëzua dhe u rikthyer fuqishëm në periodën e tretë, duke afruar rezultatin në 56:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:53.

Bardhebultë afruan rezultatin në 60:56, por më pas durrësakët sërish shkëputen, duke triumfuar në fund 76:67.

Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.

Goga Basket në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.