Klinasit janë përforcuar edhe me një futbollist tjetër, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Jozef Kuqin, i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Mesfushori në ekipin klinas vjen pas një aventure të kaluar në Ligën e Dytë te Kroacisë, më saktësisht në skuadrën NK Opatija.
Njoftimi i plotë nga Dukagjini:
Futbollisti Kuqi, i cili luan në pozitën e mesfushorit, vjen nga liga e dytë e Kroacisë, më saktësisht nga klubi NK Opatija.
I lindur më 5 janar 2000, njëzetenjëvjeçari karrierën e filloi te grup-moshat e Rijekes në Kroaci, pastaj ishte angazhuar edhe te klubet: NK Varazdin, Medjimurje dhe Omladinac.
/Gazeta Olle/