Goditja e parë e Romës do të jetë Bruno Peres

Mbrojtësi i djathtë i Torinos, Bruno Peres, me shumë gjasë do të jetë përforcimi i parë i Romës në afatin kalimtar të verës.

Sipas informacioneve të mediave italiane, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me Peresin, i cili falë formës shumë të mirë këtë edicion po kërkohet nga disa klube evropiane.

Trajneri Rudi Garcia e ka pasur Peresin lojtar edhe në Lille, dhe një bashkëjetesë e kësaj dyshe edhe në kryeqytetin italian, duket se është gati të fillojë. /Gazeta Olle