Goditi me grusht kundërshtarin, Messi do dënohet rëndë

Lionel Messi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të kohës shtesë, pasi goditi kundërshtarin me grusht.

Por kjo nuk është më e keqja sepse kapiteni i katalanasve mund të përjashtohet për 4 ndeshje të cilat janë të vlefshme për La Ligën apo Kupën e Mbretit.

Ylli argjentinas mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund të rrezikojë shumë.