Godet Drita, ky është përforcimi i parë?

Tashmë mund të quhet punë e kryer. Astrit Fazliu është përforcimi i parë i FC Dritës në afatin kalimtar të janarit 2020, raporton ekskluzivisht Gazeta Sheshi.

Në fakt për futbollistin ferizajas ky do të jetë një rikthim në ‘shtëpinë e vjetër’, pasi ishte pjesë e ‘bardhekaltërve’ edhe dy vite më parë.

Fazliu pritet të prezantohet këtë të mërkurë (18 dhjetor) ose më së largu të enjten (19 dhjetor).

Për shërbimet e Fazliut ishin të interesuar edhe disa skuadra të tjera, në mesin e tyre edhe ajo e FC Prishtinës.

Fazliu rikthehet te Drita si kampion dhe fitues i Kupës me Feronikelin, ndërkohë që synon që trofeun e më të mirit të vendit ta rikthej sërish në Gjilan, aty ku e la në vitin 2018.