‘Godet’ Barcelona

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva dëshiron të transferohet në Barcelonë.

I konsideruari si mbrojtësi më i mirë në botë, Thiago Silva, mund të transferohet në Barcelonë.

Ylli i Paris Saint-Germain dëshiron të nënshkruajë me gjigantin katalan, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”. Silva ishte objektiv i Barcelonës edhe në të kaluarën.

Mirëpo, vetëm tani ai duket i vendosur që të luajë në Camp Nou.

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas lëndimeve të vazhdueshme të belgut Thomas Vermaelen.

Dhe, Silva ka shprehur gatishmëri që të jetë zgjidhja e problemit në ekipin e trajnerit Luis Enrique.