“Goal.com”: Tevez, i treti për “Topin e Artë”

Sipas portalit të famshëm të futbollit “Goal.com”, futbollisti i tretë që do të konkurrojë për “Topin e Artë” do të jetë sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez.

Fitimi i Scudettos dhe dy triumfet eventuale në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, do ta bënin këtë sezon shumë të suksesshëm për Tevezin, me ç’rast argjentinasi do të jetë i treti pas Messit dhe Ronaldos.

“Goal.com” është treguar i saktë jo rrallë herë në parashikime të tilla, andaj mbetet të shihet nëse do t’ia qëllojë kësaj radhe. /Gazeta Olle