Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha, i cili kaloi një episod të shkurtër të karrierës së tij si lojtar në Dinamo Zagreb, ia ka këshilluar klubit kroat portierin e Dardanëve, Arijanet Muric.
Gliha në të kaluarën ka luajtur me gjigantin kroat si lojtar dhe shpeshherë intervistohet nga mediumet e vendit ballkanik.
Pasi Kosova mposhti Izraelin (1-0) të dielën, 56-vjeçari slloven foli për situatën në ekipin përfaqësues dhe u pyet nëse Dardanët kanë ndonjë lojtar që mund ta luajë te Dinamo Zagrebi.
“A ka lojtarë të Dinamos në Kosovë? Ka! Është portieri im i Kombëtares, Arijanet Muriq. Ai mbron në Angli, për Burnley. Para kësaj ai ishte në Manchester City”, ka thënë fillimisht Gliha për Sportske Novosti, përcjell Telegrafi.
“Me të Dinamo do të fitonte çdo vit titullin kampion kroat! Ai është një portier i madh, një njeri i madh. Është gati dy metra”.