Gliha paralajmëron Dinamon: Të keni kujdes nga Ballkani

Ballkani do të përballet me Dinamo Zagrebin më 5 tetor në Prishtinë, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Selektori aktual i Kosovës, Primozh Gliha ka përgëzuar Ballkanin për lojën e bukur dhe ka paralajmëruar Dinamon për cilësitë e mira që posedon Ballkani.

“Dinamo është gjithnjë Dinamo. Ndaj saj asnjëherë nuk ka ndeshje të lehtë. Ballkani në Prishtinë po luan shumë mirë, me guxim, lojë kolektive. E ka mposhtur kampionin e Bullgarisë 2:0, ishte superior. Ballkani ka dy-tre lojtarë shumë të mirë që janë kandidatë për reprezentacionin tonë. Për këtë Dinamo duhet të ketë kujdes dhe të jetë maksimalisht e koncentruar”, ka thënë selektori i Kosovës, Primozh Gliha.

Gliha vlerëson se Kosova dhe ekipet në përgjithësi janë shumë të mira në sulm, mirëpo nuk i kanë cilësitë e njëjta në mbrojtje.

“Të gjitha ekipet kosovare kanë lojtarë të mirë në aspektin teknik. Problemi i të gjitha klubeve, si i reprezentacionit është ai që ia kam thënë edhe presidentit të federatës – kosovarët për ne sllovenët në sulm janë brazilianë, por ne sllovenët për kosovarët jemi gjermanë në mbrojtje. Problemi më i madh i tyre është mbrojtja. Pa mbrojtje, pa karakter të fuqishëm në vijën e fundit, nuk mund të bëni shumë”.

Slloveni ka folur edhe për ambiciet e Ballkanit në grup, dhe cilëson se përvoja do të ndikojë në sukseset e Ballkanit në arenën ndërkombëtare pasi që kualitetin e kanë.

“Në njërën anë është ekip shumë ambicioz e në anën tjetër shumë real. Kur kemi luajtur me Rumaninë kam thënë se tradita është dallimi më i madh mes nesh. Në futboll kjo është shumë e rëndësishme. Kur ke përvojë, të mirë e të keqe, mëson prej saj. Janë të rinj (lojtarët e Ballkanit) dhe po të kishin përvojë e traditë, me kualitetin që kanë do të mund të bënin shumë më tepër”, thotë Gliha.

Delegohen gjyqtarët e xhiros së shtatë, Çaka gjykon ndeshjen e rëndësishme

Fantastike: Armand Duka njeriu i dytë i futbollit në Evropë, bëhet Zv.President i UEFA-s