Gliha: Lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë patën impakt të madh

Kosova sot ka marrë një pikë të vlefshmë kundër Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në “Euro2024” kundër një kundërshtari favorit të grupit.

Trajneri aktual i Dardanëve Primoz Gliha u shpreh se është lumtur me rikthimin e dyfishtë ndaj një ekipi si Zvicra.

“Ishte e planifikuar të luanim në mbrojtje në pjesën e parë dhe më pas në të dytën të sulmonim. Ishte e veçantë që të riktheheshim dy herë kundër një ekipi si Zvicra. Lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë patën impakt të madh”, tha Gliha.

Kosova me barazimin që mori sot ka katër pikëve gjithsej pas pesë ndeshjeve të para në grupin I.

Muriqi: S’më pëlqen që dolëm nga detyrat pasi barazuam

Shefat Isufi fiton trofeun e WBA Continental kundër Armenak Hovannisyan