Gliha: Probleme të shumta, por lojtarët duan të fitojnë për Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha ka pranuar se termini për ndeshjen me Izraelin ishte shumë problematik.

Kosova e Izraeli luajnë nesër (e diel), kur ndeshje kanë të gjitha ligat evropiane dhe afrimi i disa lojtarëve ka qenë e vështirë.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në tetor, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

“Njerëzit duan paqe. Jam shumë i mërzitur për situatën”, ka thënë Gliha.

Ai i është kthyer analizës teknike, duke thënë se kanë shumë teknikë sikurse lojtarët e Kosovës.

“Izraeli ka shumë lojtarë të mirë teknikë. Ndonjëherë mendoja se janë brazilianë. Kanë të njëjtat atribute si lojtarët e Kosovës”.

“Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në termin të pazakontë. Dikush tjetër e ka këtë në dorë. Ka sjellë probleme të shumta, edhe nga mënyra e qasjes së klubeve”.

“Lojtarët duan të luajnë, të fitojnë për Kosovën. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Gliha në konferencë për shtyp.

Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nën masa të rrepta të sigurisë. /Gazeta Olle/

Arbnor Muja i pandalshëm, shënon një gol dhe bën një asistim brenda 45 minutave për Antwerpin

Spektakël në Gjakovë, Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Pejës