Gliha: Ekipi ka funksionuar si duhet, besoj në lojtarë që i kam aktivizuar

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha thënë se skuadra ka funksionuar dhe se këtë e dëshmojnë rastet e shumta të krijuara.

“Secila situatë në futboll është normale. Duhet të gjesh zgjidhje për të luajtur apo të qash. Unë nuk qaj asnjëherë. Sonte kishim shumë shanse, por fusha është kjo që është. Kur krijon shumë shanse është dëshmi që skuadra ka funksionuar mirë. Unë besoj në lojtarë që i kam aktivizuar. Kanë pasur paraqitje të mira. Kosova ka lojtarë për të ardhmen. Secila ndeshje është specifike. Kur Rashica e Muriqi luajnë së bashku jemi shumë të fortë. Shumë, shumë të fortë. Por prej se kam ardhur këtu kemi pasur vetëm nëntë stërvitje dhe i kemi luajtur katër ndeshje”, ka thënë Gliha.

Rashica: Gjithmonë kënaqësi të shënojë, sidomos me Kombëtaren

Aliti: Luftuam për njëri-tjetrin, komplimente për bashkëlojtarët e rinj