Gliha e konsideron përballje të vështirë atë me Andorrën

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur një konferencë për media para ndeshjes me Andorrë, ku sërish kundërshtarin e ka cilësuar si të fortë.

Andorra dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Slloveni vlerësoi ekipin e Andorrës, duke thënë se ata kanë mentalitet të fortë dhe kjo bën që ndeshja të jetë e vështirë.

“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim”, ka thënë Gliha.

Kosova është pa gjasa në Grupin C të kualifikimeve pasi renditet e parafundit me vetëm katër pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve. Ndaj Andorrës do të kërkojë fitoren e parë për këto eliminatore.

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë

Rrahmani: Ndeshje e vështirë, fitorja është shumë e rëndësishme