Tirana është një nga klubet më aktive në merkato. Bardheblutë synojnë rikthimin te titulli kampion sezonin e ardhshëm dhe presidenca po vepron për të përforcuar skuadrën e Orges Shehit.
Pasi rinovoi me trajnerin, Tirana ka firmosur me emra si Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Albi Doka. Ndërkohë që afrimi i fundit është Gledi Mici.
Anësori i majtë, i dha fund aventurës 3-vjeçare me Prishtinën, teksa ka luajtur më parë në Superiore me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin, Skënderbeun. Dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
32-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, ndërkohë që ka fituar trofe me fanellat e Flamurtarit, Kukësit, Skënderbeut, Shkëndijës dhe Prishtinës.