Gledi Mici kapiten i ri i Prishtinës

Pas largimit të Lorik Boshnjakut, FC Prishtina ka vendosur për kapitenin e ri të skuadrës për edicionin e ri.

Shiritin e kapitenit do ta bartë mbrojtësi Gledi Mici.

31-vjeçari është futbollist me karakter të fortë dhe ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.

Ai është pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2020 teksa me ekipin “bardhekaltër” e ka fituar një titull të kampionit.

Mici, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipe si Kamza, Flamurtari i Vlorës, Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës është shprehur për faqen zyrtare të klubit se ndjehet i nderuar dhe i privilegjuar pas emërimit si kapiten i skuadrës.

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 – Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë.

𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭” – Tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon.

Reagimi i parë i Valmir Veliut pas transferimit në Superligën e Turqisë

Manaj kërkon rast te Barcelona, Xavi do ta shikoj nga afër në stërvitje