Gjysmëfinalja e dytë: Ballkani pret Feronikelin në Suharekë

Pas gjysmëfinales së djeshme të Digitalb Kupës mes Prishtinës dhe Drenicës, sot në Suharekë luhet cifti tjetër interesant.

Lideri i klasifikimit, Ballkani, pret kampionin dhe fituesin aktual të Kupës, Feronikelin, përcjellë Gazeta Olle.

Edhe pse vendësit janë favoritë, në fushën e blertë pritet një luftë e madhe pasi që të dy ekipet duan medoemos kalimin në finale, për të ndjekur rrugën më të lehtë drejt Evropës.

Takimi do të sjellë edhe një sfidë mes dy trajnerëve ndër më të mirët në vend, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani.

Raportet mes dyshes janë acaruar pas deklaratave për fatin e kampionatit, i cili megjithatë do të vendoset në fushë!

Ballkani-Feronikeli fillon prej orës 16:00. /Gazeta Olle/

Tovërlani: Munishi merret me eksperimente, mund ta zbulojë vaksinën kundër virusit