Gjyqtarit shqiptar i besohet Atalanta-Young Boys

UEFA i ka besuar në ditën e sotme edhe arbitrave shqiptarë që do të vendosin drejtësinë në dy takime. Më tepër përgjegjësi do të ketë Enea Jorgji që do të jetë kryesori i përballjes mes Atalantës dhe Young Boys, në fazën e grupeve të “UEFA Youth League”.

Jorgji do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Emigers Gançi.

Nga ana tjetër do të kemi një treshe gjyqtarësh shqiptarë edhe në përballjen Csikszereda-Angers.

Kjo përballje zhvillohet për U-19 në “UEFA Youth League”, ndërsa do të drejtohet nga Eldorjan Hamiti që ka ndihmën e Rejdi Zaimit dhe Arbër Zallës.

Liga e Kampionët në aksion, e gjithë vëmendja është në Torino

A do luajë Mërgim Berisha te Kosova në ndeshjet e tetorit? Flasin nga FFK