Gjyqtari serb nuk është për këso ndeshje

Mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez ka kritikuar gjyqtarin serb Milorad Mazic për ndarjen e drejtësisë në duelin kundër Real Madridit në Vicente Calderon.

Mario Suarez është ndarë i pakënaqur me gjyqtarin serb, Milorad Mazic.

Madje, mesfushori i Atletico Madridit ka thënë se një ndeshje e madhe si ajo e së martës mbrëma kundër Real Madridit nuk është dashur të drejtohej nga një gjyqtar serb.

“Gjyqtari ishte shumë i keq. Me gjithë respektin, një ndeshje si kjo nuk duhet të drejtohet nga një gjyqtar nga Serbia”, u shpreh Suarez i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

“Nuk është ai për këtë nivel. Bëri gabime, njësoj sikurse edhe ne. Por, nuk ka arsyetim, do ta shohim se çfarë sjellë ndeshja e kthimit”, u shpreh ai.