Gjyqtari që përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, caktohet për ndeshjen e madhe të Kampionatit Botëror

Gjyqtari afrikan, i cili vërshëlleu bilbin në shenjë të përfundimit të ndeshjes kur po luhej minuta e 85-të, do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të parë në Kampionatin Botëror në Katar të mërkurën në mbrëmje (sot).

Janny Sikazwe nga Zambia ishte subjekt i talljeve dhe polemikave në internet pasi ai vërshëlleu bilbilin dy herë në fillim të këtij viti edhe pse ndeshja nuk kishte përfunduar ende. Ai më vonë pretendoi se kishte një marramendje që i kishte shkaktuar halucinacione në ndeshjen midis Tunizisë dhe Malit.

“Arrita në pikën ku mund të filloja të dëgjoja një zhurmë dhe mendova se dikush po komunikonte me mua dhe njerëzit më thoshin ‘jo e mbylle ndeshjen’. Ishte një situatë shumë e çuditshme”, kishte deklaruar Sikazwe.

“Po mendoja në kokën time se kush më tha ta mbyllja ndeshjen. Ndoshta po flisja me veten, nuk e di. Ja sa e keqe ishte situata”.

Megjithatë, pavarësisht gabimit të tij, Sikazwe ende konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë në botë dhe iu dha një vend për të drejtuar një ndeshje në Katar. Dhe ai do të jetë njeriu në mes, ndërsa Belgjika do të përballet me Kanadanë.

Sikazwe mund të duhet të qëndrojë në fushë pak më gjatë se sa në shkurt, me FIFA-n duke llogaritur çdo minutë që është humbur për arsye të ndryshme.

Franca luan miqësore pas fitores ndaj Australisë, fiton me katër goli epërsi

Enrique befason të gjithë me deklaratën e tij: Kosta Rika ishte shumë e fortë