Gjyqtari polak, Szymon Marciniak u përgjigjet akuzave të francezëve pas finales në Kupës e Botës

 

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak është përgjigjur ndaj akuzave të cilat ishin të shumta pas përfundimit të finales në mes të Argjentinës dhe Francës.

Pas humbjes në finale francezët ishin shumë të frustruar me arbitrin kryesor, shkruan Gazeta OLLE.

“Francezët kanë harruar të përmendin rastin kur shtatë lojtarë të tyre ishin në fushë kur Mbappe shënoj gol”, është përgjigjur gjyqtari polak pas akuzave të rënda drejt tij.

Koha e rregullt përfundoj me rezultat të barabartë, ku nga gjashtë gola sa u shënuan, tre prej tyre u realizuan nga pika e bardhë.

/Gazeta OLLE/

Krisje totale, Benzema nuk ndjek më as shokët e Kombëtares në rrjetet sociale

Goli i Richarlisonit kundër Serbisë shpallet më i miri i Botërorit ‘Katar 2022’