Gjyqtari perspektiv Rrezart Hasani debuton në Ligën e Parë në derbin e Drenasit

Gjyqtari perspektiv Rrezart Hasani ka debutuar në Ligën e Parë duke e drejtuar ndeshjen Drenasi – Feronikeli.

Derbi lokal u mbyll me fitoren e Drenasit me rezultat 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë.

Hasani është një nga gjyqtarët e rinj që me shumë sukses po i ngjit shkallët dhe shumë shpejt mund ta shohim edhe në Superligë.

Ai është ndarë i lumtur me debutimin, duke postuar edhe një status në rrjetet sociale.

“Debutimi në Viva Fresh Liga e Parë e Kosovës. Faleminderit Federatës të Futbollit të Kosovës poashtu edhe Komisionit të Gjyqtarëve për besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj meje”, ka shkruar ai.

Rrezarti vjen nga familja Hasani, ku që të gjithë janë pjesë e futbollit të Kosovës. /Gazeta Olle/

City mposht Chelsean dhe e eliminon nga EFL Cup

Gjilani dhe Drita takohen në derbin e qytetit, interesant edhe në Suharekë