Gjyqtari kosovar ndanë drejtësinë në finalen e Kampionatit Europian të karatesë

Gjyqtari kosovar i karatesë, Ardian Muhadri ka ndarë drejtësinë në Kampionatin Europian për Kadetë, Junior dhe U21 i cili u mbajt në Tampere të Finlandës.

Ky sukses nuk ishte i vetmi në këtë kompeticion madhor.

Kosova në këtë garë fitoi dy medalje të bronzta në kategorinë e femrave ku edhe garuesit tjerë bënë paraqitje shumë të mirë.

Ky është njoftimi i gjyqtarit Ardian Muhadri:

Çaste nga Kampionati Evropian për Kadetë, Junior dhe U21 i mbajtur në Tampere, Finlandë duke ndarë drejtësi gjatë eliminatoreve dhe finaleve! Ndërkaq Federata e Karatesë e Kosovës arriti të marrë dy medalje bronzi në kategorinë e femrave me shumë meritë duke bërë luftëra shumë kualitative dhe paraqitje profesionale së bashku me trajnerët, në këtë rast duhet mos lënë anash edhe paraqitjet spektakulare të garuesve të tjerë të cilët ishin shumë afër medaljeve, ndërkaq gjyqtari Edon Xharra kaloj me sukses provimin duke avancuar në licencë profesionale REFEREE B Kumite dhe Astrit Nrecaj për herë të parë licencohet si gjyqtarë Evropian Judge B Kumite!

Kumite!

Një falemnderim BE të FKK-s dhe në veçanti president Ismet Krasniqi për përkrahjen që asnjëhere nuk mungoj!

Kjo është strategjia e Real Madridit për ta transferuar Mbappen ditën e fundit të merkatos

Dy futbollistë shënuan nga dy gola në javën e parë të Superligës – lista e plotë e golashënuesve