Gjyqtari i njohur kosovar delegohet nga UEFA për ndeshjen Club Brugge – PSG

Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj delegohet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për ndeshjen në mes të Club Brugge dhe Paris Saint Germain, ku Zogaj do të jetë gjyqtar anësor, shkruan Gazeta Olle.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë, në kuadër të grupit A.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Gruppe A CLUB BRUGGE Mi.15Sept. Mi. 15 Sept. 21:00 PARIS Club Brugge SAINT GERMAIN Paris"

Gjyqtari kosovar tash e sa kohë delegohet në ndeshje të rëndësishme evropiane.

Gjyqtarët në këtë ndeshje do të jenë:

  • Gjyqtar kryesor: Sandro Schärer
  • Gjyqtar anësor: Stephane De Almeida, Bekim Zogaj
  • VAR: Massimiliano Irrati
  • Asistent VAR: Stuart Attwell
  • Gjyqtar i katërt: Fedayi San

/Gazeta Olle/

Tha se Prishtina ia ktheu borxhin Drenicës, Tahir Lushtaku i reagon ashpër Faruk Statovcit

Reagon Drenica: Pretendimet e “analistit” Faruk Statovci, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet