Gjyqtari i finales synon të bëhet trajner i madh

 Gjyqtari anglez, Jon Moss, ka zbuluar dëshirën e tij për t’u bërë trajner i futbollit para se ai të shkojë në pension.

44-vjeçari nga Sunderlandi, do të drejtojë të shtunën finalën e FA Cup, ndërmjet Arsenalit dhe Aston Villas në Wembley.

“Do të doja ta bëjë atë. Nëse i menaxhon njerëzit, atëherë aftësitë janë të mundshme. Unë dua ta marrë një herë Licencën Pro. Do të ishte e përshtatshme pasi ta mbylli karrierën si gjyqtar”, tha Moss për ‘The Times’.