Gjyqtarët shqiptarë caktohen të gjykojnë ndeshjen Gjermani – Letoni

Arbitra shqiptarë për ndeshjen e U-21 mes Gjermanisë dhe Letonisë. Juxhin Xhaja do të ketë kënaqësinë të vendosë drejtësi në Ahen ku “Pancerat” do të presin skuadrën letoneze.

Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha (FIFA) dhe Rexhinaldo Mersinaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Ardian Beqiraj. Ndeshja do të luhet më datë 25 mars në orën 18:15.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja ka një kapacitet prej 32 mijë spektatorësh dhe i përket skuadrës së njohur gjermane, Alemania Ahen.

Gjermania ndodhet e para në grupin B së bashku me Izraelin me nga 15 pikë. Vendësit do të kërkojnë të shkëputen në krye dhe ndaj Letonisë që ndodhet e parafundit në grup, nuk pritet ta ketë të lehtë edhe pse miqtë kanë vetëm 3 pikë në 6 ndeshjet e luajtura.

Real Madridi merr fitore të madhe në udhëtim

Guardiola gjen arsyen banale në barazimin e Cityt ndaj Crystal Palaces