Gjyqtarët për ndeshjet e dy grupeve në xhiron e nëntë të Ligës së Parë

Janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e nëntë në kuadër të Grupit A dhe B të Ligës së Parë, e cila zhvillohet në këtë mesajvë.

Në njërën nga ndeshjet me interesante të Grupi A, ajo ndërmjet Istogut dhe Lirisë, ndarja e drejtësisë i është besuar Dylot Brahimit me asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci.

Ndërsa në takimin tjetër në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Onix, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Qëndrim Vata-s me asistentët Arlind Osmani dhe Gentrit Restelica.

Ndërkohë në Grupin B njëra nga sfidat me interesante pritet të jetë në mes 2 Korriku dhe Ferizajit, takim ky që do të gjykohet nga Selim Isufi me asistentët Safet Berisha dhe Fatmir Abrashi. Kurse në duelin Arbëria – Vllaznia e Pozheranit, ndarja e drejtësisë do të ndahet nga Burim Jahmurataj i ndihmuar nga asistentët Drilon Rexhepi dhe Meriton Berisha

Kaos në Portugali, Policia me të shtëna arme ndal përleshjen e tifozëve (VIDEO)

Drenica, Debatik Curri dhe Besar Musolli përfundojnë në disiplinë