Gjyqtarët nga Shqipëria do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Connah’s Quay

Prishtina të martën do të “zbarkoj” në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në kryeqytet për një tjetër ndeshje ndërkombëtare.

Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, ku u mposhtën nga Ferencvarosi, bardhekaltrit do të provojnë fatin e tyre në Conference League, aty ku do të kenë përballë kampionët e Uellsit, Connah’s Quay.

Ndeshja e parë zhvillohet këtë të martë nga ora 18:00, derisa UEFA, tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Drejtësia i është besuar gjyqtarëve nga Shqipëria – me kryesorin Eldorjan Hamiti, derisa do të asistojnë Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova.

Presidenti Ademi takoi ish-nënkryetarin e kryesisë së parë të FFK-së

Fjalët e para të Elbasan Rashanit si futbollist i Clermont