Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshjen e Ligës Evropiane

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën.

Xhema e Jahja kanë drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (meshkujt) në mes të skuadrës së njohur turke, Beshiktash dhe skuadrës së njohur franceze, Montpellier, njofton FHK.

Ndeshjen në Stamboll e fituan francezët me rezultat bindës, 36:26.

Montpellieri është i dyti në grupin C, kurse Beshiktashi i fundit.

Me delegimin e Xhemës e Jahjës vazhdon prania tashmë e rregullt e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane.