“Gjyqtarët kërkah, po referojnë vetëm për meditje”

Vërshëllen Muhedin Ferati. Kësaj radhe jo me bilbil siç bënte dikur në fushat kosovare, por me kritika drejt Federatës, Përparim Hasanit dhe të gjithë gjyqtarëve.

Në një prononcim për gazetën, Ferati thotë që referët nuk kanë përparuar aspak, madje ai mendon që ata po gjykojnë vetëm për meditje.

“Futbolli kosovar ka mbetur prapa. Nuk ka përparim në asnjë aspekt. As gjyqtarët nuk janë kërkah, më duket që po referojnë vetëm për meditje”, deklaroi Ferati për Gazetaolle.com.

Ai e ka një mesazh për Kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasanin. “Ai duhet t’i mbledhë afër vetes të gjithë referat që i kanë dhënë futbollit kosovar, e jo t’i lë anash. Ka referë që kanë japë edhe më shumë. Nuk e di se pse nuk po e bën një gjë të tillë”, shtoi Ferati.

I pyetur në fund për gjyqtarin më të mirë në futbollin kosovar, Ferati pasi që përzgjedh një ‘top-3’-she, vendos për Besfort Kosumin.

“Për momentin gjyqtarët më të mirë sipas meje janë Besfort Kosumi, Genc Nuza e Hajriz Hajdari. Nëse duhet ta zgjedh njërin do të thoja Kosumi, për shkak se i kushton vëmendje të madhe të gjitha përgatitjeve në të gjitha aspektet”, përfundoi Ferati.

Ai është pensionuar para disa vitesh ndërsa tani ndohet në Gjermani. /Gazeta Olle