Gjyqtarët flasin për VAR-in në Kosovë dhe kritikat e mëdha nga trajnerët

Për herë të parë në vitin 2021, në Superligën e Kosovës është bërë implantimi i VAR-it.

Skuadrat kosovare në këtë sezon vjeshtor kanë zhvilluar ndeshjet nën sistemin e VAR-it, mirëpo pavarësisht kësaj vazhdon të këtë kritika nga trajnerët.

Për mënyrën e përdorimit të VAR-it në Superligën e Kosovës dhe këto kritika të trajnerëve për lajmi.net, kanë folur gjyqtarët më të mirë të vendit tonë, si Genc Nuza, Dardan Çaka dhe Visar Kastrati.

Nuza fillimisht e cilësoi VAR-in si nevojë dhe beson që është ndihmë shtesë për gjyqtarët.

“VAR si në shumicën e vendeve është bërë tashmë një nevojë për futbollin që ne e jetojmë, duke pasur shumë faktorë si shpejtësinë e lojës dhe shumë gjëra tjera. Unë si gjyqtar ndihëm i lumtur me inkuadrimin e këtij sistemi në Superlligën tonë, sepse VAR-i minimizon gabimet që padashje kemi bërë me kolegët në të kaluarën”.

“Realisht VAR-i nuk ka ardhur për gjyqtarët, por për futbollin në përgjithësi. Të gjithë mendojnë se gjyqtarët e kanë më të lehtë, pajtohem pjesërisht, por të gjithë pritshmeritë janë nga FIFA dhe UEFA që në të marrim vendime në fushën e lojës. Për të qenë gjyqtar në VAR duhet të jesh shumë i përgatitur nga ana psikike dhe ta dish rregulloren e lojës, të interpretosh në përpikëmeri nuk është e lehtë, sidomos për ne që jemi në fillim”.

Tutje, Nuza foli edhe për kritikat e trajnerëve që vazhdojnë të ndahen të pakënaqur me referimin e shpesh herë, fajtori kryesor për humbjen e një skuadre është arbitri.

“Për sa të ekziston futbolli dhe vendimet e faktorit njeri do ketë ankesa VAR jo vetëm tek, por edhe në botë sepse VAR-i është ende risi, nuk ka ardhur për t’i eliminuar gabimet në tërësi, por për t’i minimizuar. Ne si FFK mendojmë se tashmë është arritur sepse kemi pasur më pak gabime se në të kaluarën. Por, të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të mos merren vetëm me ne, ta lenë të qetë sepse nuk është e lehtë dhe na duhet kohë të përshtatemi me këtë sistem”.

Në fund, Nuza foli edhe për dënimet që i jep FFK për personat që akuzojnë arbitrit. Sipas tij nuk është qëllimi i vendimeve, por vetëdijesimit.

“Unë dhe kolegët e mi vazhdimisht jemi të akuzuar, kur dështimet i drejtojnë tek ne, nga trajnerët, drejtuesit apo lojtarët. Kanë të drejtë të ankohen, por assesi të akuzohet dikush që nuk ka argument, sepse kjo nuk e lejon zhvillimin e futbollit. FFK ka organet dhe mesa di është kodi i mirësjelljes, ku ka pasur raste e disa zyrtarë janë dënuar. Nuk mendoj se qëllimi është të dënimet, por te vetëdijesimit”, përfundoi Nuza për Lajmi.net.

I këtij mendimi si Nuza për afrimin e VAR-it para kohe, është edhe arbitri Dardan Çaka, që para disa ditëve edhe mori çmimin si gjyqtari më i mirë në Kosovë.

Çaka, fillimisht për lajmi.net, foli për këtë çmim, ku e cilësoi si ndjenjë të veçantë dhe beson që në të ardhmen e afërt do ta përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare”.

“Ndjenjë e veçantë, por unë kam besuar në këtë ditë që nga fillimi i karrierës. Jam i përkushtuar dhe e dua referimin, do të punoj shumë që në një të ardhme të afërt ta përfaqësoj vendin tonë denjësisht në arenën ndërkombëtare”.

I pyetur për sistemin VAR, Çaka lavdëroi FFK-në në krye me kryetarin Agim Ademi për arritjen e bërë.

“Realisht, sistemi VAR ka arritur në vendin tonë më herët se sa e kemi menduar. Është një projekt shumë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar, finalizimi është bërë për një kohë rekorde, ka qenë angazhim i madh nga të gjithë ne. VAR është projekti më i madh i realizuar nga FFK dhe duhet përgëzuar presidentin Agim Ademi sepse ai ishte këmbëngulës dhe ia doli. Mendoj se gabimet janë minimizuar ndjeshëm, kjo na bënë të ndjehemi mirë në fund”.

Çaka thotë se infrastruktura në disa stadiume iu krijon probleme sepse ata gjithmonë japin më të mirën, gjithmonë duke ndjekur problemet.

“Infrastruktura jo e mirë në disa stadiume krijon probleme ndonjëherë në kalibrimin e fushave, kjo na vë në vështirësi, mirëpo e rëndësishme është se ne e japim maksimumin në çdo rrethanë. Përndryshe, jemi përgatitur mirë, çdo rast e analizojmë me kritere dhe duke respektuar protokollin”.

I pyetur për ankesat, Çaka deklaroi se tashmë ka rënie në ankesa, mirëpo kur ankohen, atëherë duhet ta marrin me sportivitet.

“Me VAR është rritur përqindja e vendimeve të sakta, kjo ka bërë që ankesat të jenë dukshëm më të rralla se edicionet e kaluara, mirëpo edhe në VAR është faktori njeri, ka gabime ndonjëherë dhe pasojnë ankesat, secila pjesë është normale besoj dhe duhet t‘i marrim me sportivitet”, u shpreh ai për lajmi.net.

Kurse, një tjetër gjyqtar, që vlerësohet lartë nga trajnerët dhe futbollistët, është Visar Kastrati, që për lajmi.net, tha se VAR-i është një vlerë e shtuar.

“Fillimi i implementimit të sistemit VAR nga FFK, është një vlerë e shtuar për Superligën e Kosovë, marrë parasysh se jemi ndër të parët në rajon që e bëjmë këtë. Përdorimi i sistemit VAR e rrit besueshmërinë dhe sjell saktësi edhe më të madhe në vendimet e gjyqtarit, dhe në të njëjtën kohë rrit integritetin e garës”.

Edhe Kastrati, është i mendimit se infrastruktura e vështirëson funksionimin e VAR-it, por përdorimi është duke u bërë më i lehtë.

“Në parim, sistemi VAR ndihmon në sjelljen e vendimeve më të sakta, mirëpo për gjyqtarin në fushë puna mbetet e njëjtë ngase ai përsëri duhet të merr vendimet dhe eventualisht mund të ndihmohet nga sistemi VAR në situata të caktuar. Gjithsesi, kushtet infrastrukturore e vështirësojnë funksionimin me VAR, mirëpo dobia për lojën e futbollit dhe gjyqtarit është shumë më e madhe, ndërsa me eksperiencën të cilën jemi duke e bërë, përdorimi çdo herë po bëhet më i lehtë”.

I pyetur nëse duhet të jenë dënimet më të ashpëra, kur ndodhin ankesat, Kastrati kujtoi se FFK vazhdon të shqiptojë dënime dhe mendon se kjo e përmirëson imazhin e garës, gjyqtarit dhe trajnerit.

“FFK vazhdimisht inicon procedura dhe shqipton dënime në rastet e tilla, dhe kjo mendoj se i kontribuon përmirësimit të imazhit të garës, gjyqtarit dhe vetë trajnerëve”, përfundoi Kastrati për lajmi.net.

Kujtojmë, se Gjilani e mbylli këtë vit si sezon vjeshtor me 35 pikë, ndjekur nga Drita me 34 pikë dhe Ballkani me 33 sosh.

Kamer Qaka largohet nga Shkëndija

Zyrtare: Thiago Silva rinovon kontratën me Chelsean