Gjyqtarët e super xhiros së katërt në Superligën e Kosovës

Janë deleguar edhe gjyqtarët për xhiron e katërt te Superligës e cila zhvillohet në këtë mesajvë.

Edhe kjo xhiro do të sjellë plotë ndeshje interesante dhe të zjarrta.

Në ndeshjen kryesore Drita – Ballkani, bilbili kryesor i është besuar Alban Shalës i ndihmuar nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Ilir Mehemeti.

Kurse në ndeshjen tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit, Dardan Çaka do të jetë ai i cili do të ndajë drejtësinë i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Kurse gjyqtari i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.

Ballkani e mohon: Nuk kemi biseduar asnjëherë me Besart Berishën

Delegohen gjyqtarët për javën e tretë të Ligës së Parë