Ka përfunduar shorti për delegimin e gjyqtarëve të Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së gjashtë.
Ndeshja kryesore e xhiros së gjashtë do të jetë mes Ballkanit dhe Malishevës, të cilat do të luftojnë për liderin e grupit dhe gjyqtari kryesor do të jetë Erdall Zasella.
Ndeshja e të shtunës mes Llapit dhe Gjilanit e cila zhvillohet në Podujevë do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu.Në orar të njejtë zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës me arbitrin kryesor Visar Kastratin
Të dielen Drita e pret Prishtinën në Gjilan ku Ilir Mehmeti do ta gjykojë këtë ndeshje.
Ndërkohë Feronikli 74′ luan në udhëtim kundër Lirisë në Prizren me gjyqtarin kryesor Vigan Iberdemaj