Gjokoviq del pozitiv me koronavirus!

Novak Gjokoviq, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Tenisti numër një në botë, lajmin e ka konfirmuar për mediat serbe, shkruan Gazeta Olle.

Ai ka thënë se ai dhe gruaja janë pozitive në koronavirus, derisa fëmijët dhe stafi përcjellës i familjes kanë rezultuar negativë.

Tutje, ai thotë se ka kryer testet me t’u kthyer në Beograd nga Zara ku organizoi një turne humanitar me tenistë të rajonit.

“Organizuam një turne në kohën kur virusi u dobësua duke menduar se u krijuan kushtet. Më vjen keq. Po i përcjell instruksionet e mjekëve dhe do të qëndroj i karantinuar për 14 ditë”, ka thënë tenisti serb, përcjell B92.net.