Gjithçka ‘OK’ te Liria

Në lokalet e klubit Liria të martën (sot) ka qëndruar këshilli mbikëqyrës i klubit, ku ka parë nga afër, listën e pagave të futbollistëve dhe stafit tjetër, pastaj listën e premive-shpërblimeve, si dhe është interesuar edhe për shpenzimet tjera, përkatësisht të hyrat nga pagesat e klubeve të kategorive të reja.

‘Gjithçka është në rregull. Ne analzuam nga afër secilin shpenzim, secilën listë dhe faturë. Jemi të kënaqur me këtë transparencë. Nuk kemi asnjë vërejtje”, ka thënë njëri nga anëtarët e këshillit mbikëqyrës, Shaban Papiq, që shoqërohej nga anëtarët tjerë: Edon Thaçi e Musa Olloni.