Tournament Prishtina do të fillojë sot (e premte), ku pjesëmarrëse do të jenë 20 ekipe në kategorinë e meshkujve.
Po ashtu do të ketë futboll dhe për femra, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku është vendosur edhe fusha, do të zhvillohen dhjetë ndeshjet e para.
Shikuesit do të kenë mundësi që të shikojnë futboll, por edhe të relaksohen në ambientin fantastik të krijuar nga organizatorët.
Tournament Prishtina është më i madhi i këtij lloji, ndërsa përkrahet nga FFK dhe Komuna e Prishtinës. /Gazeta Olle/