“Gjithçka është e mundur” – tifozët e Barcelonës po shpresojnë ta shohin Mbappen në klubin e tyre

Kylian Mbappe hyri në Instagram për të ndarë foto të kohës së tij në qytetin e Barcelonës, ku kaloi ditët e pushimit javën e kaluar.

“Jeta është e mirë”, shkroi Mbappe në një foto të qytetit të ndezur të Barcelonës gjatë natës nga pamja e dhomës së tij të hotelit.

Që prej bërjes së postimit, tifozët e Barçës kanë shprehur shpresat që ekipi i tyre të nënshkruajë falas me Mbappe gjatë verës.

Përkundër se tifozët e Barcelonës ëndërrojnë Mbappen, duket shumë e vështirë që francezi të luaj sezonin e ardhshëm me krizën e madhe që katalunasit kanë sa i përket financave.

Ja disa reagime të tifozëve të Barçës në Tribuna.com

Salvation Jay : “Gjithçka është e mundur nëse vetëm bordi i drejtorëve dëshiron të marrë Mbappe. Le të presim derisa sezoni të përfundojë së pari.”

Larry Affram : “Vetëm imagjinoni “Vitor [Roque], Mbappe dhe Lamine Yamal në sulm”.

Anthony Jackson : “Çfarë skenari mbresëlënës, le të shpresojmë që të bëhet realitet që askush nuk e di nesër”.

Monal Christian : “Barca duhet të bëjë gjithçka për Mbappe. Seriozisht. Unë nuk mund ta shoh Madridin të sundojë për të gjitha klubet. Ai i do paratë. Ofrojini atij diçka që ai nuk mund ta refuzojë – Kumbari”.

Saidu Yakubu Abacha : “Këshilla ime për Mbappe është të harrojë paratë dhe të zgjedhë Barcelonën në mënyrë që të krijojë konkurrencë të ashpër në La Liga”.

Tifozët e Barçës mund të ëndërrojnë, por të gjithë e dinë se ku do të përfundojë Mbappe për të luajtur në sezonin e ardhshëm.

 

“Arteta e do atë sepse është i gjatë dhe luan mirë me këmbë” – Arsenali kërkon transferimin e portierit nga Kosova

Gjiganti turk tenton transferimin e Manajt për të formuar treshen shqiptare në repartin ofensivë