Gjithçka e përfunduar, Ragnick deri në fund të sezonës trajner i Manchester United

Pas humbjes turpëruese me Watford, Manchester United mori vendim për të shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas më shumë se dy viteve.

 

Norvegjezi u largua dhe rolin e trajnerit të përkohshëm ju dorëzua Michael Carrick, i cili aventurën me djajtë e kuq e filloj me fitore në Champions League, duke mposhtur Villareal me rezultat 0-2.

 

Drejtuesit e klubit nuk ishin të vendosur për të vazhduar me Carrick, pas shumë kontakteve me trajnerët në të gjithë evropën, më në fund duket se djajtë kanë arritur marrëveshje gjashtë mujore me gjermanin Ragnick.

 

Ragnick do të jetë në krye të klubit deri në përfundim të sezonës, dhe më pas do të ketë një kontratë dy vjeçare në rolin e drejtorit sportiv.

 

 

Tolaj: Takimi me Ulpianën shumë i rëndësishëm, Prishtina e ka vendin në krye të renditjes

Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj, t’i përkrahim ata që na dhuruan shumë trofe