Gjimshiti vendosi të qëndrojë te Atalanta duke refuzuar milionat nga Katari, vjen reagimi nga Gasperini

Berat Gjimshiti ka qenë shumë pranë largimit nga Atalanta pas gjashtë viteve qëndrim në Bergamo.

Mbrojtësi shqiptar u tundua nga një ofertë e madhe nga Katari, por në fund vendosi t’i qëndroj besnik klubit zikaltër.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Evropës, Gjimshiti ka vendosur të qëndroj në Bergamo për të luajtur në Ligën e Kampionëve me klubin zikaltër.

E për vendimin e tij ka folur edhe trajneri Gian Piero Gasperini, duke thënë se e mirëkupton mbrojtësin shqiptar që u tundua, pasi ishte një ofertë me një pagë shumë më të lartë se sa fiton aktualisht në Bergamo.

“Ai u lëkund dhe duhet mirëkuptuar, pasi është normale që në një botë superprofesioniste, dikush tundohet nga disa oferta të caktuara”, deklaroi trajneri italian, i cili kërkoi nga futbollistët e tij mos ta përsërisin gabimin që e bënë futbollistët e Napolit.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë te ne është ajo që i ndodhi Napolit, që bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe fiton titullin me 20 pikë avantazh ndaj të tjerëve e pastaj një vit më vonë nuk u kualifikua as në Evropë”, tha Gasperini.

Mbyllet pjesa e parë në Riga, Auda në epërsi ndaj Dritës

Granada refuzon 4 milionë euro nga skuadra e La Ligas për Uzunin