Gjimshiti reagon pas operimit: Do të kthehem së shpejti në fushë

Berat Gjimshiti reagon për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikalë që iu nënshtrua në krah një ditë pas fitores së madhe në fushën e Hungarisë, kur mbrojtësi i Atalantës ishte i detyruar të dilte para kohe nga fusha.

28-vjeçari shprehu falënderimet për mbështetjen që ka marrë ditët e fundit, duke premtuar se do të kthehet shpejt, pasi operacioni u krye me sukses.

Gjithashtu, qendërmbrojtësi kuqezi u uroi fat shokëve të skuadrës për ndeshjen shumë të rëndësishme me Poloninë, si një prej miliona zemrave kuqezi që do ta ndjekin Kombëtaren nga shtëpia.

“Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen ne ditet e fundit ❤️❤️

Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa me shpejt ne fushe 💪💪

sonte do bej tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës🍀❤️🖤

 

Oleksandr Usyk është i ‘frikësuar’ që të përballet me Tyson Furyn

Robin Krasniqi flet pas humbjes: Luftën e fitova, e munda përsëri kundërshtarin – ndërsa titullin e humba