Gjimshiti: Nuk mbaj mend një ndeshje që të kemi luajtur aq mirë si në pjesën e parë

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka deklaruar se ishte shumë i inatosur për mënyrën se si erdhi ndeshja.

Shqipëria u mposht me rezultat 4-1 në udhëtim te Polonia, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, kuqezinjtë patën një paraqitje të mirë, përkundër humbjes së thellë.

“Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë por prapë jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk mbaj mend një ndeshje që kemi luajtur kaq mirë”, tha Gjimshiti.

/Gazeta Olle/

Shqipëria mposhtet nga Polonia, pjesa e dytë fatale për kuqezinjtë

Faulli që tërboi Manajn, gjyqtari i mohoi penallti të pastër pa shikuar VAR-in (VIDEO)