Gjimshiti: Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka vlerësuar pikën e fituar ndaj Ishujve Faroe, që mundësoi vendin e parë në grup.
“Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola. Por objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne. Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, ka thënë Gjimshiti, që ka uruar shqiptarët për kualifikim në Euro 2024.

Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr, ylli i vërtetë është skuadra

Daku: I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë