Gjimshiti kalon lëndimin, i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë

Berat Gjimshiti gëzon tifozët e Atalantës e mbi të gjitha ata të Shqipërisë. Mbrojtësi i skuadrës nga Bergamo u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por me sa duket nuk bëhet fjalë për një problematikë serioze.

Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën. Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike.

Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor. Mbrojtësi mungoi në takimin e kuqezinjve ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, por këtë herë duket se fati po e ndihmon që të rikthehet me skuadrën përfaqësuese për të dhënë kontributin e tij.

Sot vendosen dy finalistët e Ligës së Evropës

De Bruyne i ashpër ndaj Guardiolës gjatë ndeshjes: Mbylle dhe hesht (Video)