Gjimshiti i pafat, VAR-i ia anulon një gol të bukur me Atalantën

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke gjetur rrugën e rrjetës me Atalantën, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Gjimshiti shfrytëzoi mirë një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë pas 10 minutash lojë, por për arbitrin goli ishte i parregullt.

Gjyqtari ishte i pavendosur dhe iu drejtua VAR-it duke marrë dhe një vendim përfundimtar pasi në momentin e golit, në aksion mori pjesë dhe Duvan Zapata i cili ishte pozicion jashtë loje.

I pafat qendërmbrojtësi kuqezi që shënoi golin e parë për Atalantën këtë sezon, por që fatëkeqësisht nuk ishte i vlefshëm

Nuk e nisën mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, Arbëria shkarkon gjithë stafin teknik

Analizë fantastike e Igli Tares për Kombëtaren e Shqipërisë – Nga Reja te Broja, Uzuni e Hysaj, drejtori sportiv i Lazios flet për të gjitha