Gjimshiti i jashtëzakonshëm, shënon dy gola brenda katër minutave

Berat Gjimshiti ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes së sotme të Atalantës ndaj Olimpiakos në Ligën e Europës.

Mbrojtësi kuqezi shënoi në minuta 61 dhe 63 të ndeshjes duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1.

Goli i parë ishte një gjuajtje me kokë e tij pas zhvillimit të një goditje nga këndim, duke barazuar shifrat e duelit.

Ndërsa goli i dytë erdhi përsëri nga një goditje këndi, por këtë radhë i finalizuar me gjuajtjen me të djathtë të mbrojtësit kuqezi pasi topi kishte mbetur në zonë.

Kosova merr lajm të mirë në 14 vjetorin e Pavarësisë, ngritet për nëntë pozita në ranglistën e UEFA-së

“Është heroi i Atalantës” – UEFA me fjalë të mëdha për Berat Gjimshitin